Turqia ka akuzuar Presidentin Emmanuel Macron për “islamofobi”, pasi bëri thirrje që Franca të ndajë veten nga separatizmi islamik.

18 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, kur pritet që të përballet me të djathtën, Macron e përshkroi islamin si fe në krizë.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, ka thënë që pretendimet e Presidentit francez janë shprehje provokative dhe të rrezikshme që nxisin anti-islamin dhe islamofobinë. Kalin komentoi deklaratat e Macron përmes një postimi në Twitter.

“Pretendimet e Macron për një krizë në Islam janë shprehje provokative dhe të rrezikshme që nxisin anti-islamizmin dhe islamofobinë. Franca po mundohet që të bëjë islamin dhe myslimanët kurban për gabimet dhe aventurat e vetes. Kjo është çmenduri”, ka thënë ai. /tvklan.al