Javët e fundit janë regjistruar mijëra lëkundje ndërsa autoritet kanë shpallur gjendjen e emergjencës

Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të një vullkani. Autoritetet në Islandë i kanë evakuuar 3.000 banorë nga një qytet në jugperëndim.

Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) tha se ekzistonte një rrezik i konsiderueshëm për shpërthime të tjera në gadishullin  Reykjanes. Javët e fundit janë regjistruar mijëra lëkundje rreth vullkanit Fagradalsfjall, i cili nuk kishte qenë aktiv që nga 2021.

Në rajonin e Reikjanës kanë ndodhur disa shpërthime vullkanike në zonat e papopulluara në vitet e fundit, por shpërthimi i fundit tani e bën të pashmangshëm evakuimin, sipas autoriteteve. Rritja e aktivitetit sizmik në zonë shkaktoi mbylljen e pikës së afërt të Lagunës Blu. Më shumë se 20,000 lëkundje janë regjistruar në Islandën jugperëndimore që nga fundi i tetorit.

Të gjitha rrugët janë mbyllur, përveç rasteve emergjente. Çarjet nga aktiviteti vullkanik kanë dëmtuar rrugët në Grindavik. Islanda është një nga rajonet më aktive gjeografikisht në botë, me rreth 30 zona vullkanike aktive.

Klan News