Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare feston ditën e sotme 86 vite jetë. Kanë qenë të shumta, urimet që kanë vërshuar për ditën speciale të akademikut. Po ashtu, edhe kryeministri i vendit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i ka uruar ditëlindjen mjeshtrit të letrave shqipe.

“Edhe 100”, ka shkruar Rama krahas një fotoje të Kadaresë duke lexuar.

Sjellim në vëmendje se pak muaj më parë, Ismail Kadare është vlerësuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme së Frankofonisë për Europën. Kadaresë i është akorduar dekorata “Kalorës i Madh i Urdhrit të Yllësisë së Frankofonisë dhe dialogut midis kulturave”./tvklan.al