Opinion-Ismail Kadare, një prej personaliteteve shqiptar më të njohur në botë ka dhënë një tjetër intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan pas publikimit të librit “Darka e gabuar”.

Kjo vepër nis me një histori në Gjirokastrën e vitit 1943 kur trupat gjermane po hynin në Shqipëri dhe roja i parë që hyri u godit. Por gjermanët hynë, morën peng të paktën 80 veta dhe do ti pushkatonin në rast se nuk dorëzoheshin ata që kishin qëlluar. Atëherë një doktor fton për darkë kolonelin gjerman, me të cilin kishin qenë shokë dhe negocion për të liruar pengjet, këtu fillon edhe tragjedia për të.

Lidhur me këtë roman Kadare u shpreh se historia e tij është pjesërisht e vërtetë.

“Pjesa e parë e historisë është pothuajse e vërtetë, por kjo nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për letërsinë. Vetvetiu një darkë është një minierë floriri për letërsinë nëse ka brenda lëndë artistike që të lejoj autorin të krijoj. Darka është afër natës, nata është pjesë interesante, është pranë gjumit, gjumi është pranë vdekjes dhe ka një lloj shkallëzimi që lidhet natyrshëm me universin letrar. Unë kam qenë 7 vjeç kur ajo histori ka ndodhur. Qyteti ka përjetuar ankth dhe u tha se do të hidhej në erë. Ligji i tyre ishte që për 1 ata pushkatonin 10-të. Filloi të bombardohej qyteti, unë kam parë me sy ngjarjet, pash taket që nisën të kryejnë atë që shprehën. Pastaj u tha se dikush ngriti shaminë e bardhë dhe qyteti u dorëzua, por kjo nuk dihet”, tha Kadare./tvklan.al

I ftuar: Ismail Kadare, shkrimtar.