Ismail Kadare, shkrimtari i viteve të komunizmit parë nga të huajt (Video-Arkiv) – TV KLAN

Ismail Kadare, shkrimtari i viteve të komunizmit parë nga të huajt (Video-Arkiv)

Dosier-Enver Hoxha ishte në kulmin e lavdisë dhe i gjithë populli thërriste emrin e tij. Por edhe pse ushtronte një diktaturë të përgjakshme, ai mbretëroi që prej vitit 1944 deri në 1985. Ismail Kadare ishte shkrimtari që nën mbretërinë hijerëndë shkroi veprën “Qyteti pa reklama”, që do të mbetet ikona e një Shqipërie të përjetshme. Vepra e tij ishte e pandashme nga e kaluara e tmerrshme. Në fund të viteve ‘50, Kadare u dërgua në Moskë ku studioi realizmin socialist dhe letrar.

“Gjatë regjimit komunist ishte shumë e lehtë të bëheshe shkrimtar, sidomos në rini, kur fëmijët inkurajoheshin të shkruanin. Nisa të shkruaj në moshën 12-vjeçare. Kishte shumë gazeta për fëmijë, ishte ana hipokrite, por në të njëjtën kohë regjimi shpresonte se këta shkrimtarë do t’i shërbenin më vonë. Kur isha student në Moskë shkrova romanin tim të parë “Qyteti pa reklama”, i cili ishte totalisht kundër realizmit socialist. Është roman që ka në qendër falsifikuesit, mashtruesit, sëmundjet veneriane, homoseksualët dhe gjithçka. Nisa të botoj një pjesë të tij në gazetë, por u kundërshtua absolutisht dhe kjo ishte përplasja ime e parë me shtetin totalitar. Aty kuptova që letërsia e lirë nuk ecte”, shprehet Kadare për “France 2”.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

Kategori
Lajme nga EmisionetOpinion - DosierTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*