Ardian Ismajli, prej kohësh është i përfolur në Serie A, për shkak të paraqitjeve të tij. Mbrojtësi i Shqipërisë, ka marrë vëmendje të madhe edhe këtë të diel, në ndeshje e Empolit ndaj Parmës.

Futbollisti kuqezi, është shfaqur në fushën e lojës me maskë në fytyrë. 28-vjeçari ka pësuar një lëndim në fytyrën e tij, por për të mos munguar në ndeshje, ka vendosur të luftojë dhe të luajë me maskë.

Ismajli është shfaqur me një maskë të zezë, në të cilën shkruhet emri i tij, ndërsa janë të vendosura aty flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Vështirësia për të luajtur me maskë është e madhe, pasi mjafton të kujtojmë Europianin, ku sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, shpesh herë ankohej, për shkak të problemeve që ajo sillte. /tvklan.al