Ardian Ismajli është një prej lojtarëve kryesorë tek Empoli, duke u aktivizuar këtë sezon në 24 ndeshje të Serie A. Por pas 4 vitesh te skuadra toskane duket se do të largohet. Ismajli nuk po rinovon dhe marrëveshja aktuale përfundon më 30 Qershor.
Për këtë, Transfermarkt.com e ka përfshirë në formacionin më të mirë të Serie A të lojtarëve me kontratë në skadencë, një këshillë edhe kjo e faqes së njohur të merkatos për skuadrat në Itali dhe jashtë saj. Vlera e tij përllogaritet në 6 milionë Euro.
Ardian Ismajli është vendosur në mbrojtjen me 3 ku ndodhen edhe De Vrij i Inter dhe Kolasinac i Atalanta. Në këtë 11-she janë edhe El Shaaraëy, Pasalic e Jovic. Vlera e të gjithë këtij formacioni ideal është 99 milionë Euro.
Tv Klan