Rroca: Nuk e prisja një paraqitje të tillë, shpresojmë të arrijmë objektivin

Eduart Rroca është një pikë kyçe e Istanbulspor këtë sezon. Me 6 gola dhe 11 asiste mesfushori shqiptar po ndihmon skuadrën te rikthimi në Superligë pas shumë vitesh. Rroca realizoi madje dha edhe një asist në takimin e fundit ndaj një rivali si Altay Izmir. 27-vjeçari thotë për TV Klan se nuk e mendonte që gjërat do të shkonin mirë kaq shpejt.

“Të them të vërtetën nuk e prisja një paraqitje kaq të mirë si nga unë dhe nga ekipi. Këto raste kemi arritur t’i shfrytëzojmë, pasi jemi ekipi që kemi shënuar më shumë në ligë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu për të arritur objektivat”, tha ai.

Tek Istanbulspor aktivizohet edhe Kristal Abazaj dhe Valon Et’hemi i afruar së fundi. Et’hemi shënoi gol në takimin e fundit, ndërsa Abazaj tha një asist. Paraqitja e tyre po sjell vëmendjen për futbollistë të tjerë shqiptarë.

“Kjo do të thotë kanë mbetur të kënaqur jo vetëm ekipi jonë, por e gjithë në Turqi dhe kanë kthyer sytë nga Superliga shqiptare”.

Istanbulspor është në vendin e dytë me 40 pikë pas 19 javësh kampionat, një pozicion që të ngjit direkt një kategori më lart.

Tv Klan