Krifca: Siguria ushqimore, fokusi i punës së MBZHR-së

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare është akredituar për kryerjen e 96 testeve laboratorike tek produktet bimore dhe ato shtazore. Lajmin e bëri të ditur vetë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila e konsideroi ketë një garanci më shumë për sigurinë ushqimore në vend.

Sipas Krifcës kryerja e këtyre testeve në Shqipëri do të shkurtojë jo vetëm kostot, por edhe kohën e pritjes së rezultateve. Ndërsa  Pëllumb Aleksi, përgjegjës i Departamentit të Cilësisë tha se këto teste janë të njohura në Evropë dhe më gjerë.

Tv Klan