Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ka aksidentuar për vdekje një 32 vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielën në rrugën Via Casilina në Romë ku një makinë dhe një motor u përplasën. Sipas policisë italiane 49-vjeçari shqiptar duke drejtuar makinën top “Ford” kishte hyrë në krahun e kundërt të rrugës në kohën që ndodhi aksidenti.

Mediat italiane raportojnë se pas përplasjen shqiptari kishte lënë automjetin në vendngjarje dhe më pas ishte larguar në këmbë. Ishin dëshmitarët në vendngjarje ata që njoftuan policinë dhe më pas kjo e fundit e nisi kërkimet për identifikimin e shoferit, që rezultoi se ishte 49 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Pas u arrestua policia i bëri testin e alkoolit dhe rezultoi pozitiv. Shqiptari akuzohet për veprën penale të vrasjes./tvklan.al