Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Carinola rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediat italiane. Ata janë Adriatik Gega, 28 vjeç dhe Ervis Markja, 26 vjeç.

Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Ai akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje shtëpish.

Ndërsa, Ervis Markja u arrestua në Janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë.

Forca të shumta policie kanë nisur menjëherë kërkimet për dy shqiptarët e arratisur. Shumë pika kontrolli janë ngritur në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, pasi Markaj dhe Gega mund të përdorin këto dy mjete transporti.

Gjithashtu pika kontrolli janë ngritur dhe në rrugët kryesore të Carinolas./tvklan.al