policia italiane

Policia e Barletës arrestoi edhe tre persona, të përfshirë në atentatin e dështuar për eleminin e kryekëshilltarit të Partisë Demokratike, Paskuale Ventura, me 20 janar të këtij viti, duke e çuar në pesë numrin e personave të ndaluar për vrasjen e mbetur në tentativë. Janë dy shqiptarë të përfshirë; Artan Belliu, 53 vjeç dhe Igli Kamberi 29 vjeç.

Në burg përfundoi ish e shoqja e Venturës, Konçeta Dimateo di Barleta, e cila kishte porositur ekzekutimin, që lidhet jo vetëm me divorcin, lidhjen e re të Paskuale Venturës, por edhe disa çështje me karakter ekonomik.

Pas divorcit një pronë e paluajtshme u kalua në emër të vajzës së Paskuale Ventures. Këtu sipas hetuesve zë fill idea për ta vrarë politikanin. Shuma e paguar për eleminimin e tij fizik ishte 20 – 30 mijë euro, por siç shkruan “Corriere Della Sera”, gruaja ende nuk i kishte paguar “vrasësit”.

Fillimisht ish e shoqja kishte kontaktuar Artan Belliun, i cili komunikoi me Xhiakomo Lanote, me disa precedente penale dhe Igli Kamberin, i cili u arrestua me 27 shkurt bashkç me 28 vjeçarin Fracesko Sibilianon.

Kamberi drejtoi motorrin ndërsa Lanote, prapa tij qëlloi kundër Venturës. Ishte pikërisht momenti kur politikani po hynte në makinë, pasi dëgjoi të shtënën e parë, ai vrapoi duke i shpëtuar edhe të dytës. Hetimet u mbështetën edhe në pamjet e telekamerave të sigurisë në vendin ku do të kryhej krimi, që ndihmuan për të rindërtuar lëvizjet e atentatorëve.

Tv Klan