Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fatkeqësia e të ikurve nga lufta në Kosovë vazhdon të pushtoj brigjet italiane. 150 klandestinë të tjerë kanë zbarkuar mbrëm në Pulia shumica e tyre kosovarë por ka mes tyre edhe malazesë dhe serb. Policia italiane ka arrestuar mbrëm 10 skafist shqiptar dhe ka bllokuar katër gomone dhe një skaf 8 metra të gjatë. Mjete me të cilat është realizuar kalimi i klandestinëve nga Vlora drejt Pulias.

Autoritetet italiane të Pulias nuk kanë mundur ta përballojnë fluksin e të ardhurve këto ditë dhe i kanë përcjellë refugjatët në qytete të tjera. Shumica e tyre si gjithmonë janë gra e fëmijë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori