Itali, arrestohet kapitenia e anijes me emigrantë

Itali, arrestohet kapitenia e anijes me emigrantë

11:19 29/06/2019

Carola Rackete, kapitene e anijes “Sea-Watch 3”, u arrestua nga policia pasi ankoroi në portin e Lampeduzës në Itali mjetin lundrues me dhjetra emigrantë afrikanë.

Refugjatët ishin shpëtuar nga brigjet e Libisë dhe prej dy javësh anija qëndronte në det pasi nuk lejohej nga autoritetet italiane që të ankorohej. Kjo për shkak të politikës së rreptë që Italia po zbaton ndaj emigrantëve, duke mos i lejuar që të zbarkojnë në brigjet italiane. Megjithatë, anija hyri në portin italian mbrëmjen e së premtes dhe kapitenia u arrestua.

31-vjeçarja gjermane u nxorr nga bordi i anijes me pranga në duar. Anija e saj kishte shpëtuar 53 emigrantë jashtë brigjeve të Libisë më 12 Qershor dhe që prej asaj date autoritetet italiane nuk e lejonin që të ankorohej, deri sa kapitenia 31-vjeçare theu këtë urdhër. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT