Sfida e parë në 1/8 do të jetë mes dy skuadrave që janë përballur 37 herë mes tyre në histori

Çifti i parë në fazën e 1/8 në këtë Kampionat Evropian është Itali-Austri. “Të kaltrit” do të ndeshen me “Das Team” më 26 Qershor, në stadiumin “Uembli” të Londrës në orën 21:00.

Ky është një sukses i madh për Austrinë e drejtuar nga trajneri 55-vjeçar Franko Foda, pasi arrin për herë të parë që të kualifikohet në 1/8 në historinë e Evropianit.

Në total përballjet mes dy kombëtareve janë 37. “Të kaltrit” kanë fituar 17 herë, kanë barazuar 8 herë dhe janë mundur 12 herë.

Për herë të fundit janë ndeshur më 20 Gusht të vitit 2008 në një miqësore që përfundoi me rezultatin 2-2, me përmbysjen e kombëtares së drejtuar nga Marçelo Lipi.

“Das Team” ka marrë dy fitore në Grupin C dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa ka pësuar 3.

Kurse “të kaltrit” kanë marrë 9 pikë nga tri ndeshje në Grupin A dhe kanë shënuar 7 gola e nuk kanë pësuar asnjë.

Ata vijnë nga 11 fitore radhazi të arritura ku kanë shënuar 32 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë dhe në 30 ndeshjet e fundit nuk e njohin humbjen.

Klan News