Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Itali, teksa vajza e trajnerit të Peskarës, Xhanluka Grasdonia është sulmuar nga disa tifozë ultras të skuadrës të Salernitanës në prag të sfidës që dy ekipet do të zhvillojnë për javën e 38-të të Serisë B.

Sipas mediave italiane, 18-vjeçarja është sulmuar fizikisht duke u dhunuar me shkelma dhe shtyrje nga tifozë të Salernitanës. Sulmi dyshohet se është bërë për të trembur trajnerin Grasdonia në prag të sfidës me Salernitanën, pasi kjo sfidë është jetike për skuadrën italiane për t’u ngjitur në Serinë A.

Ndërkohë ka reaguar edhe bashkëshortja e teknikut italian duke u shprehur se kjo sjellje është e patolerushme për një ndeshje futbolli dhe se do të largohen nga qyteti ku banojnë aktualisht pasi nuk është hera e parë që hasin probleme të tilla.

Xhanluka Grasdonia është trajner i Peksarës e cila ka prerë biletën për në Serinë C vitin tjetër, ndërsa Salernitana është afër ngjitjes në Serinë A.