Një infermiere është arrestuar në Itali pasi dyshohet se ka vrarë 13 pacientë.

Gruaja punonte në pavionin e anestezisë dhe kujdesin intesiv, në një spital të vogël në Piombino, të provicës së Livornos.

Sipas mediave fqinje, pacientët u vranë gjatë 2014  dhe 2015 – ës, me anë të një ilaçi që infermierja ia jepte me pika ose me injeksion.

Në operacionin e koduar “vrasësja e repartit”, gruaja mësohet se monitorohej prej muajsh nga policia.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Ansa, e ndaluara është një 55 – vjeçarja, Fausta Bonino dhe jetonte në Toskana që prej vitit 1980. Ajo u ndalua të mërkurën nga forcat speciale italiane NAS.

Viktimat ishin kryesisht të moshuar dhe vuanin nga sëmundje të ndryshme.

Ky është rasti i dytë që trondit Italinë. Muajin e shkuar një tjetër infermiere u dënuar me burgim të përjetshëm.

44 – vjeçarja Daniele Poggiali u shpall fajtore për vrasjen e një pacienti 78 – vjeçar me injeksion vdekjeprurës, klorid kaliumi, në një spital në Ravenna.

Ajo dyshohet gjithashtu se është përgjegjëse për vrasjen e të tjerë pacientëve./tvklan.al