Trafiqet e drogës, prostitucionit por dhe shfrytëzimit të minorenëve janë të lulëzuara rrugëve të Europës e sidomos rrugëve të Italisë dhe Greqisë. Mbrëmë policia italiane ka zbuluar dhe kapur një rrjet i cili shfrytëzonte 20 fëmijë shqiptarë nga mosha 10 deri 15 vjeç. Të detyruar që ditën të lypnin nëpër semafore e ndërsa natën të mbylleshin në një fabrikë të braktisur.

Trajtimi i tyre ka qënë me të vërtetë skllavërues. Ushqimi vetëm sa quhej i tillë e ndërsa nëpër trupat e tyre policia ka gjetur shenja të cigareve të fikura si dhe të rrahjeve e keqtrajtimit. Policia ka prangosur mbrëmë 20 shqiptarë të cilët ishin pjesëmarrës të këtij trafiku, mes tyre 3 gra.

Megjithatë policia italiane dyshon edhe për lidhje të mëtejshme. Ka qënë një prej të miturave që dje ka bërë një denoncim të guximshëm në policinë milaneze e cila po mbrëmë arriti të kapë rrjetin e trafikantëve. Rasti i dytë ky pas djalit 9 vjeçar i cili ka denoncuar në Greqi dhe ka shpëtuar jetën e tij./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori