Janë liruar nga gjykata italiane për mungesë provash bandën e lypsave shqiptarë. Ata shfrytëzonin 20 fëmijë shqiptarë që të lypnin dhe të vidhin. 20 të prangosurit nga policia italiane për gjykatën milaneze ishin të pafajshëm për mungesë provash. Por pas lirimit të tyre policia italiane tha se nuk ka mundësi të gjejnë asnjë provë të tyre madje mungojnë dhe fotografitë.

Njëzet fëmijët e gjetur në një ish kapanon të braktisur në periferi të Milanos tani janë në një qendër për kujdesje ndërsa policia ka deklaruar se do të mbrojë identitetin e fëmijës i cili mori guximin të denoncojë shfrytëzuesit e tij të cilët për gjykatën italiane nuk kishin arsye për t’u ndaluar. Ministri i Drejtësisë Italiane ka deklaruar se do të merret vetë personalisht për verifikimin e arsyes së lirimit nga gjykata milaneze të shfrytëzuesve./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori