Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Grabitës të maskuar dhe të armatosur hynë me forcë në banesë dukë bërtitur dhe duke u çjerrë. Është ky përshkrimi surrealist që viktimat ju bëjnë bandave mafioze shqiptare në itali. Ditët e fundi pas disa operacionesh anti-mafia, policia italiane ka arrestuar sëbashku me pjestar të Cosa Nostrës, Ndragetës dhe të Sacra Corona Unitas edhe të rinj shqiptar.

Kjo ka detyruar sot mediat e mëdha amerikane dhe ato italiane si “Corriere della Sera”, ti kushtojnë analiza të posaçme sindikatave të krimit të organizuar. Prokurorët Italian thanë se operacionet më të fundit tregojnë për një seri të komplikuar ndërrmarrjesh të përbashkëta ndërmjet grupeve mafioze shqiptare dhe atyre italiane.

Megjithse shqiptarët kanë dhënë prova se janë në gjendje të vendosin marrëdhënie të barabarta me mafian italiane ata gjithsesi mbeten nxënës të sellshëm të krimit të organizuar, por nxënës të dhunshëm që paraja i bën të mos ndalen para asgjëje./tvklan.al