Një foto që nuk duhej hedhur në facebook çoi në vënien në pranga te 17 pjesëtarëve të një rrjeti mafioz italian që trafikonte drogë nga Shqipëria. Të arrestuarit janë pjesëtarë të klanit Veluto në bari, nën drejtimin e 53-vjeçarit Domeniko Veluto njërit prej mafiozëve më në zë të qytetit, i cili ra në pranga gjatë operacionit.

Të gjithë të arrestuarit janë italianë. Prej kohësh ata ishin nën mbikëqyrjen e policisë, për shkak të një gabimi që kishte bërë njëri nga krerët e klanit mafioz. Ai kishte postuar në Facebook një foto të skafit. Agjentët e policisë e kishin zbuluar dhe i kishin montuar një pajisje të vogël me gps, e cila më pas u zbuloi hetuesve të gjitha rrugët që përshkonin trafikantët.

Skafi me 2 motorë e 250 kuaj fuqi ngarkohej në brigjet e Vlorës. Përmes sistemit GPS, policia u kishte zbuluar dhe sekuestruar kohë më parë 700 kg marijuanë me vlerë 5 milion euro që e fshihnin në një vilë në pronësi të tyre në brigjet bareze.

Tv Klan