Itali në ankth, në 24 orë regjistrohen 11,705 raste të reja me COVID-19



Itali në ankth, në 24 orë regjistrohen 11,705 raste të reja me COVID-19

19:00 18/10/2020

Italia ka regjistruar sot një shifër të lartë të infektimeve ditore. Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11,705 raste të reja.

Po ashtu bëhet me dije se kanë humbur jetën dhe 68 pacientë me COVID-19. Në krahasim me një ditë më parë si numri i të prekurve të rinj dhe numri i viktimave është rritur.

Ndërkohë lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 1255 qytetarë, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19 në 126,237.

Ditët e fundit është parë një trend rritës i rasteve të reja me COVID-19 dhe qeveria ka marrë masa duke rikthyer disa masa kufizuese./tvklan.al




Të ngjashme