Një tragjedi ka ndodhur në Itali, ku 6 të rinj humbën jetën të shtypur nga turma pas panikut të krijuar në një disko në Ankona të Italisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit në klubin e natës ‘Lanterna azzurra’ në Corinaldo, në Madonna del Piano. Mbi 100 numërohen të plagosurit nga të cilët 10 janë në gjendje më të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, turma u kap nga paniku pasi dikush hodhi në ajër një spraj me erë të rëndë kur brenda në disko ndodheshin mbi 1 mijë të rinj të cilët kishin shkuar për të dëgjuar një koncert nga Sfera Ebbasta, reper për të rinjtë.

 

Nga hetimet paraprake mësohet se tragjedia ka ndodhur, pasi dalja e emergjencës ishte e bllokuar, dhe turma që tentoi të dilte nga ana tjetër përfundoi duke shtypur njëri-tjetrin.

/tvklan.al