Votimi i parë për zgjedhjen e presidentit të trembëdhjetë të Republikës  së Italisë nuk ka rezultuar i suksseshëm pasi partitë më të mëdha në vend nuk kanë dalë me një emër të përbashkët.

Qëndra e djathtë është më shumë e shqetësuar për unitetin e saj sesa për emrat  që  përfliten të marrin postin e presidentit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ka patur para votimit një takim mes kryeministrit aktual  Mario Draghi dhe Kreut të  partisë së krahut të djathtë të Italisë, Lega Nord, Matteo Salvinit.

Dy partitë e qendrës së djathtë që mbështesin qeverinë, përkatësisht Forza Italia dhe Lega Nord, e kanë bërë të qartë se opsioni i Mario Draghi mund të rezultojë të jetë i dëmshëm për vendin. Edhe ish-kryeministri Silvio Berlusco  është i  mendimit se  Draghi duhet të qëndrojë si kryeministër në mënyrë që të vazhdojë me proceset e nevojshme të reformës me ekonominë dhe drejtësinë. Edhe ish-kryeministri Italian Giuseppe Conte nuk duket shumë entuziast për ardhjen e mundshme të Draghit në krye të shtetit.

Klan News