Itali, përmbytjet i marrin jetën 2 personave

Itali, përmbytjet i marrin jetën 2 personave

14:28 22/10/2019

Qindra të pastrehë, dëme në rrugë e banesa

Vala e motit të keq me stuhi e përmbytje në Italinë e Veriut i ka marrë jetën 2 personave dhe ka lënë të pastrehë qindra të tjerë.

Rajoni i Piemontes pritet të shpallë gjendjen e emergjencës.

Përmbytjet kanë bllokuar rrugë e kanë bërë të pabanueshme dhjetëra ndërtesa.

Dalja nga shtrati e lumenjve ka prishur disa ura rrugore, ndërsa në shumë zona ka pasur edhe rrëshqitje toke.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi