Itali, Senati votëbeson Rencin



Itali, Senati votëbeson Rencin

09:18 25/02/2014 ReciiMateo Renci ka marrë votëbesimin e Senatit për të qenë kryeministër i Italisë.

Në votimin e zhvilluar pas mesnate, 169 deputetë votuan pro qeverisë së tij ndërsa 139 të tjerë kundër.

Qeveria Renci megjithatë mori 4 vota më pak se pararendësi i tij Enriko Leta, kur u zgjodh kryeministër.

Gjatë ditës, votimi për qeverinë e re do të kryet edhe në dhomën e deputetëve.

Në një mesazh të tij, presidenti amerikan Barak Obama shprehu mbështetjen për qeverinë e re të Italisë.

 

R. Prifti

 






Të ngjashme