Përmbytjet vijojnë të godasin Australinë 

Qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat përreth lumit Po, i cili përbën afërsisht një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit dhe po vuan thatësirën më të keqe në 70 vjet.

Qeveria e Mario Dragit shpalli gjithashtu një gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e situatës në pesë rajone veriore, Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto, duke caktuar një fond fillestare ndihme prej 36.5 milionë Eurosh.

Dekreti i qeverisë do t’i lejojë autoritetet të shkurtojnë burokracinë dhe të ndërmarrin veprime menjëherë nëse e mendojnë të nevojshme, si për shembull vendosjen e racionimit të ujit për shtëpitë dhe bizneset.

Synimi i qeverisë ndërlidhet edhe me ruajtjen e prodhimeve bujqësore.

Ndërkohë në Australi shirat e rrëmbyeshëm kanë vijuar të godasin vendin duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Rreth 50 mijë banorëve në pjesët perëndimore të kryeqytetit iu është kërkuar të lënë shtëpitë e tyre. Qeveria Federale atje i ka shpallur përmbytjet një katastrofë natyrore dhe kjo gjë ka ndihmuar që qytetarët atje të marrin mbështetje emergjente financiare.

Tv Klan