2 të vdekur dhe 40 të lënduar është bilanci i një zjarri të madh që përfshiu një pallat banimi në Rexho Emilia në veri të Italisë.

Mes të plagosurve janë 2 vajza të vogla, që ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Disa prej të plagosurve kanë marrë djegie në trup, por shumica e tyre po vuajnë pasojat e asfiksisë.

Zjarri ra rreth mesnatës në një pallat 4 katësh, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Tv Klan