Italia arrin fitoren e gjashtë

Italia arrin fitoren e gjashtë

12:31 09/09/2019

Kualifikimi në Euro 2020 është shumë pranë

Mungesa në finalet e botërorit të fundit duket se ka ndikuar te lojtarët e përfaqësueses italiane. Skuadra e Roberto Mancini po bën hapa para duke arritur të fitojë një tjetër ndeshje të kualifikuesve të Euro 2020, 2-1 në fushën e Finlandës.

Suksesi i gjashtë në po aq takime të këtyre eliminatoreve, një ecuri që nuk përsëritej prej vitit 2003, kur Italia drejtohej nga Giovanni Trapattoni.

Një fitore që e mban në krye të grupit me pikë të plota dhe kualifikimi, kur janë zhvilluar më shumë se gjysma e takimeve duket një formalitet.

Fitoren e gjashtë në po aq takime edhe për Spanjën në Grupin F. Përfaqësuesja iberike mundi me rezultatin 4-0 Ishujt Faroe. Edhe për Spanjën kualifikimi është një hap larg. Në grupin D rezultati më interesant ishte barazimi pa gola mes Gjeorgjisë dhe Danimarkës.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT