Asnjë gol dhe pak emocione. Italia nuk ia doli të tregojë se është gati për Europianin në miqësoren me Turqinë e Vincenzo Montella e zhvilluar të martën në Bolonja.

Pak ide dhe ritëm të ulët loje duke mos shfytëzuar rastet e paraqitura. Trajneri Luciano Spalletti kërkon më shumë nga skuadra.

“Nuk kemi shkëlqyer. Kjo ishte një ndeshje përgatitore dhe kemi ende për të korrigjuar. Kemi humbur zotërimin e topit lehtësisht në disa raste. Kemi vuajtur për të larguar rrezikun në situata të thjeshta në krahasim me nivelin që duhet të jemi”.

Italia do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore me Bosnje Hercegovinën të dielën në Empoli.

Më pas më 15 Qershor e pret takimi i parë në finalet e Europianit, ai ndaj Shqipërisë që do të transmetohet në Klan ashtu si i gjithë aktiviteti.

Tv Klan