Italia do të blejë avionë luftarakë F-35

Italia do të blejë avionë luftarakë F-35

17:00 09/10/2019

Qeveria italiane ka konfirmuar angazhimin e saj për përfshirjen në programin për blerjen e avionëve luftarakë F-35. Lajmi është bërë i ditur nga ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini.

Rinovimi i flotës tonë është një nevojë që nuk mund të shtyhet”, ka thënë ministri në një intervistë për gazetën “Corriere”.

“Ju siguroj se pjesëmarrja e Italisë në programin e F-35 përmbush objektivat ushtarake”, është shprehur ministri Guerini.

Luigi Di Maio, kryetari i Lëvizjes 5 Yjet, parti në bashkëqeverisje, tha vitin e kaluar se avionët luftarakë F-35 nuk ishin përparësi për vendin dhe se do të rishikohej përfshirja në programin për blerjen e tyre. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT