Qeveria në Itali ka vendosur që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, si një përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Mësohet se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri në muajin Prill.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, deklaroi sot se shifrat aktuale nuk tregojnë se virusi ka humbur fuqinë e tij dhe po përhapet më pak.

Në javën e kaluar ka pasur një përkeqësim të përgjithshëm të epidemisë, ne jemi përsëri në një fazë ekspansioniste“, deklaroi Speranza në dhomën e ulët të parlamentit.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte caktuar të skadonte në fund të këtij muaji, por tashmë me rastet që po rriten do të vijojë të jetë në fuqi dhe për të paktën 3 muaj.

Sipas ligjeve në Itali, gjendja e jashtëzakonshme i jep pushtet më të madh qeverisë qendrore, duke e bërë më të lehtë për zyrtarët të anashkalojnë burokracinë për shumë vendimmarrje në Itali.

Italia ka regjistruar 79,819 vdekje nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë në Shkurt të vitit të kaluar. Itali është vendi i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë dhe i gjashti për nga  në botë. Po ashtu ka raportuar 2.303 milionë raste COVID-19 deri më tani./tvklan.al