E majta propozon pr/ligj të ri. Të djathtët kundër

Në parlamentin italian kanë nisur diskutimet mbi një projektligj të propozuar nga qendra e majtë dhe 5 Yjet për legalizimin e kanabisit për qëllime vetjake.

Projektligji parashikon përdorimin me doza të ulëta të hashashit dhe mbjelljen e jo më shumë se 4 rrënjëve. Për ata që përdorin, mbjellin ose trafikojnë më shumë propozohet 6 muaj deri në 4 vite burg dhe gjobë 10 mijë Euro. 

Por ky projektligj ka vënë në vështirësi qeverinë e Mario Dragit. Koalicioni i djathtë i kryesuar nga Mateo Salvini është kategorikisht kundër këtij ligji, madje kërcënon me rrëzimin e qeverisë, nëse miratohet ai që konsiderohet si ligj xhungle.

Edhe qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e legalizimit të kanabisit, por kjo vetëm për qëllime mjekësore. Drafti paraprak është hedhur për konsultime dhe pritet që të miratohet së shpejti.

Tv Klan