Ndryshe nga sa pritej, takimi mes kryeministrit të mandatuar në Itali Carlo Cottarelli dhe presidentit Sergio Mattarella zgjati vetëm pak minuta. Ekonomisti 64-vjeçar pritej në sallën e shtypit nga gazetarët për të njoftuar kabinetin qeveritar, por u largua nga dalja e pasme e presidencës. Ai iu drejtua parlamentit ku pritet të vijojë negociatat me forcat politike dhe do të kthehet sërish te Mattarella mëngjesin e së mërkurës për një tjetër ballafaqim.

Ngecja në fazën përfundimtare përpara formimit të qeverisë me kryeministër Carlo Cottarelli, duket se lidhet frymën e përgjithshme të partive politike për zgjedhje të parakohshme. Data e përfolur si më e duhura është 29 korriku.

Sakaq dy forcat populiste Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord nuk e ndalojnë presionin ndaj presidentit Mattarella. Kreu i Legës Mateo Salvini kërcënoi se do të mbledhë firmat për zgjedhjen e presidentit nga populli. Të hënën edhe lideri i “5 Yjeve” Luigi di Maio kërkoi shkarkimin e kreut të shtetit, me akuzën e dhunimit të kushtetutës.

Carlo Cottarelli është i përzgjedhuri i Serxho Matarela për të formuar qeverinë e përkohshme, që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Ai ishte propozimi i dytë pas Xhuzepe Kontes, që erdhi nga aleanca, Lëvizja 5 Yjet-Lega Nord.

Tv Klan