Franca në izolim për tre javë

Italia ka hyrë në një bllokim të rreptë tre-ditor në përpjekje për të parandaluar një rritje në rastet e Covid-19 gjatë festës së Pashkëve. Të gjitha rajonet janë tani në “zonën e kuqe”, niveli më i lartë i kufizimeve, ndërsa vendi lufton me një valë të tretë, me mbi 20 000 raste të reja në ditë.

Lëvizjet jo-thelbësore janë të ndaluara, por njerëzit lejohen të hanë një vakt për festën e Pashkëve në shtëpitë e tyre me dy persona të tjerë. Kishat janë gjithashtu të hapura, por adhuruesve u është kërkuar të marrin pjesë në shërbimet fetare brenda rajoneve të tyre.

Ndërkohë që për vitin e dytë radhazi, Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në me Sheshin e Shën Pjetrit tërësisht të boshatisur. Pas fundjavës rajone të ndryshme do të qëndrojnë në kufizimet e “zonës portokalli” ose “zonës së kuqe” deri në fund të muajit.

Në fillim të kësaj jave edhe Franca, e cila aktualisht po përballet me një situatë të vështirë të koronavirusit, sidomos në spitale, njoftoi se do të hyjë në një bllokim të tretë kombëtar për të paktën tre javë.

Shkollat ​​franceze nga e hëna do kthehen në mësimin në distancë, dhe të gjitha dyqanet jo-thelbësore do jenë të mbyllura. Njerëzve u ndalohet të udhëtojnë më shumë se 10 km nga shtëpitë pa ndonjë arsye të fortë.

Tv Klan