Ndalet nga Bosnjë-Hercegovina në shtëpi

Italia e nisi me barazim në shtëpi Ligën e Kombeve. 300 ditë pas fitores së thellë 9 – 1 ndaj Armenisë, përfaqësuesja italiane u shfaq ndryshe në fushë duke e mbyllur me rezultatin 1 – 1 sfidën me Bosnje-Hercegovinën e luajtur të premten në Firence.

Ritmin e ulët të Italisë e shfryëzoi Edin Dzeko, i cili kaloi në avantazh boshnjakët. Italianët arritë të reagonin me Stefano Sensi. Goditja e tij u ndihmua edhe nga një devijim.

Një hap fals për Italinë që duhet të luajë me Holandën takimin e radhës më 7 Shtator.

Kjo skuadër fitoi me rezultatin 1 – 0 ndeshjen me Poloninë. Bergwijn realizoi golin e vetëm të përballjes në minutën e 61’ e zhvilluar në Amsterdam.

Tv Klan