Triumfon në sfidën hapëse me Turqinë

Çeli mbrëmjen e sotme siparin kampionati evropian i futbollit. Nuk munguan elementët e spektaklit në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Festën e vijoi më pas skuadra e Italisë, që e nisi me fitore kompeticionin.

Skuadra e Mançinit triumfoi 3-0 me Turqinë. Rezultatin e vendosën autogoli i Demiral dhe golat e Imobiles dhe Insinjes në pjesën së dytë.

Ndeshja u ndoq nga rreth 16 mijë spektatorë, pasi autoritetet lejuan afërsisht 25% të kapacitetit të stadiumit.

Ky edicion i Europianit do të zhvillohet në 11 qytete të ndryshme të kontinentit me finalen që do të luhet më 11 Korrik në stadiumin Uembli të Londrës.

Tv Klan