Italia është kombëtarja më perfekte kohët e fundit. Skuadra Azurre ka fituar vëmendjen maksimale të mediave në të gjithë botën, për të shkak të ecurinë fenomenale të treguar edhe në tre sfidat e para të Europianit.

Me fitoren 1-0 ndaj Uellsit, Italia siguron kreun e grupit A dhe barazoi rekordin e ndeshjeve radhazi pa humbje në historinë e saj. Në 30 duelet e fundit, Italia e Roberto Mancini nuk ka humbur, ecuri e ngjashme me atë të viteve 1935-1939.

Gjithashtu, kombëtarja përtej Adriatikut nuk ka pësuar asnjë gol në tre ndeshjet e fazës së grupeve, diçka që e bën për herë të katërt mes Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës. Por jo vetëm kaq. Italia nuk pëson gol prej 11 takimesh ecuria e dytë më e mirë në histori pas asaj ndërmjet viteve 1972-1974, ku mbajti portën të paprekur në 12 ndeshje radhazi.

Ndërkaq forca e kësaj kombëtareje është edhe në sulm, pasi deri më tani ka shënuar plot 7 gola. E gjitha kjo falë grupit të harmonizuar nën drejtimin e Mancinit, që i ka besuar plot 26 futbollistëve që ka në dispozicion, teksa në ndeshjen ndaj Uellsit, mosha mesatare e 11 lojtarëve titullarë ishte 27-vjeç, më e ulta për Azzurrët mes Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës që nga Itali-Bullgari e vitit 1994. Lojtari me më shumë eksperiencë ishte Leonardo Bonucci, me mbrojtësin që bëri edhe paraqitjen e tij të 14 në Kampionatet Europiane, për të barazuar rekordin e Giorgio Chiellini.

Klan News