Diti_GuardiaAlarmi i dhënë nga kreu i Guardia di Financa në Pulja se skafe e gomone me tonelata mariuanë kanë vërshuar në brigjet e Italisë, duket se ka detyruar shefin e shtabit të përgjithshëm të këtij organizmi, Luciano Karta, të vizitojë Shqipërinë.

Delegacion i nivelit më të lartë të autoritetve Italiane, është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit Artan Didi, ku mësohet se është kërkuar shkëmbim informacioni në kohë reale në rastet kur Policia Shqiptare konstaton një tentative të trafikut të drogës drej brigjeve Italiane.

Në një njoftim për shtyp të drejtorit të përgjitshëm të Policisë së Shtetit thuhet se gjatë takim me Shefin e Shtabit të përgjithshëm të Guardia Di Financa, u diskutuan çështje konkrete në lidhje me linjat e trafikut dhe sasitë e  medha te drogës që kapen çdo ditë në brigjet italiane apo tentativat për trafik.

Pak javë më parë Komandanti i Departamentit të operacioneve detare në Bari, Maurizio Muskara do të deklaronte në një intervistë për gazetat italiane, se trafiku i marjuanës po përhapet me një shpejtësi marramendëse ndërsa theksonte se sasia më e madhe e drogës vjen nga Shqipëria.