Italia e mbylli në vendin e tretë pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve 2022/2023. “Të kaltrit” mundën 3-2 Holandën në finalen e vogël të kompeticionit. Për skuadrën e Mançinit, kjo është medalja e bronxtë e dytë radhazi pas asaj të edicionit 2020-2021.

Italia kaloi në avantazh pas 6 minutash lojë me Dimarkon. Në të 20’, Fratesi e çoi rezultatin në 2-0. Tulipanët kërkuan golin dhe e gjetën atë në minutën e 68 me Bergvijn.

Por pesë minuta më pas, Kieza shënoi sërish për “të kaltrit”, duke e çuar rezultatin në 3-1. Në minutën e 90-të, zëvendësuesi Vijnaldum, shënoi sërish për Holandën, por fati i sfidës nuk ndryshoi.

Pas kritikave për humbjen në gjysmëfinale kundër Spanjës, ekipi i Mançinit u përgjigj me fitore. Skuadra dha shenja se po zbavitej në fushë, e gjithashtu se tregoi siguri dhe iniciativë. Por suksesi është në sinjal i mirë për të ardhmen e Italisë.

Klan News