Italia është finalistja e parë e Euro 2020. Pikat e bardha të penalltive vendosën që italianët të shkojnë në finalen që do të luhet në Wembley të Londrës më 11 Korrik.

Penalltinë vendimtare për “Azurrët” e shënoi italo-braziliani, Jorginho.

Ata që gabuan më shumë ishin spanjollët duke shuar shpresat për të shkuar në finale. Dani Olmo dhe Alvaro Morata nuk ishin të saktë në gjuajtjet e tyre.

90 minutat e rregullta të lojës mes Italisë dhe Spanjës përfunduan në barazim 1 me 1. Italianët shënuan të parët me Chiesa. Spanjollët u kundërpërgjigjën me Morata.

Më pas ndeshja kaloi në 30 minutat shtesë. Edhe dy pjesët nuk mjaftuan të vendosnin për finalistin derisa u deshën penalltitë.

Finalistja e dytë e Euro 2020 përcaktohet të mërkurën mes Anglisë dhe Danimarkës./tvklan.al