Rastet ditore me koronavirus në Itali po shtohen shumë. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Sparanza, bashkë me Komitetin Tekniko Shkencor po mendojnë për një sërë masash kufizuese, të cilat rikthehen për të shmangur karantinën e plotë si në pranverë.

Autoritetet po mendojnë për një testim masiv tek nxënësit, studentët, mësuesit dhe tek mjekët. Po ashtu pritet që të ndalohet e gjithë jeta e natës, tubimet në rrugë e sheshe, por do ndalohen dhe festat në shtëpi.

Një diskutim është bërë dhe për ndalimet e sporteve që kanë kontakte fizike, por deri tani kufizimet do të prekin vetëm nivelin amator të tyre.

Rregullat priten që të ndryshohen dhe për karantinën, pasi sipas studimeve të fundit një personi që është asimptomatik i duhen më pak ditë për të qenë i negativizuar. Nga 14 ditë, tashmë periudha e izolimit do të shkojë në 10 ditë.

Tashmë nuk do të bëhen me 2 testime rresht për të parë nëse je negativ apo jo, por do të mjaftojë testi i parë dhe pacienti do të cilësohët si i shëruar.

Këto masa merren në një kohë kur rastet me COVID-19 po shtohen me ritme të shpejta dhe mendohet se situata do të përkeqësohet në ditët në vijim./tvklan.al