Mbikëqyrësi i Konkurrencës në Itali ka gjobitur Google me 102 milionë Euro për shkelje të konkurrencës përmes sistemit të saj Android dhe aplikacioneve në Google Play.

Autoriteti italian i mbikëqyrjes së konkurrencës deklaroi se ¾ e italianëve përdorin smartphone me sistem operativ Android dhe në këtë rast hasën bllokim aksesi në një aplikacion të quajtur JuicePass, që ofron shërbime për automjetet elektrike.

Google nuk lejoi funksionimin e këtij aplikacioni në platformën Android, duke favorizuar aplikacionin e vetë të ngjashëm, Google Maps.

Google nuk e ka lejuar aplikacionin JuicePass për dy vjet, tha Mbikëqyrësi i Konkurrencës në Itali.

Përveç gjobës, ky rregullator i kërkoi Google edhe që të lejonte aplikacionin JuicePass në platformën Android. Vetë kompania nuk ka reaguar lidhur me këtë penalizim. /tvklan.al