Italia, Greqia dhe SHBA, pa marrëveshje për pensionet


Italia, Greqia dhe SHBA, pa marrëveshje për pensionet

15:53 23/01/2020

Majko: Jemi në negociata intensive për të gjetur zgjidhje

Qeveria është në negociata intensive me shtetet të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të diasporës shqiptare për të njohur vitet e punës atje dhe në Shqipëri në llogaritjen e pensionit në vendet e tjera.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Makjo tha se për këtë çështje qeveria ka caktuar një koordinator i cili raporton çdo tre muaj për ecurinë e negociatave me disa shtete.

Vetëm 10 shtete i njohin shqiptarëve të drejtën e marrjes së një pensioni për vitet e punës në vendin tonë, dhe për ato vite që kanë punuar atje, Belgjika, Luksemburgu, Hungaria, Çekia, Rumanai, Turqia, Maqedonia, Gjermania, dhe së fundi Kanadaja dhe Austria.

Edhe pse janë në bisedime prej vitesh, Italia, Greqia, Britania, Franca dhe SHBA, shtete që kanë shumë diasporë shqiptare, nuk ka ende një marrëveshje për pensionet në Shqipëri.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi