Ndërsa Europa gradualisht po lehtëson masat kufizuese të cilat u ndërmorën për shkak të pandemisë, Italia ka njoftuar se tashmë do të nisë me hapjen e kufijve dhe mirëpritjen e turistëve nga shumica e vendësve të Europës.

Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë dhe me rënien e kurbës së të infektuarve dhe viktima nga Covid-19, ka nisur dhe hapja graduale. Pak ditë më parë ka nisur dhe hapja e muzeve dhe monumenteve kulturore.

Italia ishte një nga vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi, ku u shënuan më shumë se 230 mijë të infektuar dhe më shumë se 33 mijë viktima. /tvklan.al