Italia heq karantinën për shtetasit nga BE



Italia heq karantinën për shtetasit nga BE

19:57 16/05/2021

Nis lehtësimi i masave për sezonin turistik në vendet e unionit

Italia heq karantinën për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli. Nga kjo e diel hyn në fuqi dekreti i ministrisë së shëndetësisë, që lejon hyrjen e shtetasve nga vendet europiane vetëm duke paraqitur një tampon negativ të 48-orëve të fundit.

Për shqiptarët, që nuk kanë leje-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta.

Nga kjo fundjavë, jo vetëm në Itali, por edhe Spanjë e Portugali ka nisur rihapja graduale e plazheve, pishinave dhe qendrave të tjera verore për argëtim. Portugalia dhe Holanda kanë nisur lejimin e hyrjes së shtetasve të huaj nga disa vende europiane për sezonin turistik.

Megjithatë, turizmi nuk është hapur plotësisht, pasi shtetet anëtare të unionit janë në pritje të përfundimit nga Komisioni Europian të pasaportës për vaksinimin që lejon lëvizjen e lirë brenda hapësirës Shengen. Lehtësimin e masave të bllokadës do ta nisë edhe Turqia, nga e Hëna.

Tv Klan







Të ngjashme