Hiqet karantina, kërkohet vetëm certifikata e vaksinimit

Italia bëhet vendi i radhës i Bashkimit Europian që ka vendosur të lehtësojë masat anti-covid për të gjithë ata shtetas të huaj ose jo që duan të hyjnë në territorin e saj.

Kështu duke filluar nga data 1 Mars, udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen. Të gjiithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza. Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.

Vendimi i Italisë vjen në një kohë kur Bashkimi Europian këshilloi vendet anëtare të lehtësojnë masat anti-covid për udhëtimet jothelbësore. Sipas Bashkimit Europian kufizimet duhet të lehtësohen për ata persona të cilët janë të vaksinuar plotësisht me të gjitha dozat e vaksinave dhe gjithashtu për shtetasit nga 6 deri ne 18 vjeç.

Testimi për Covid duhet të kërkohet për personat që nuk kanë marrë të gjitha dozat e vaksinës ose nga ata të cilët vijnë nga vende me rrezikshmëri të lartë.  Të hënën njoftuan lehtësimin e masava të antikovid edhe disa shtete te tjera anëtare të unionit, si Holanda, Ccekia, Sllovenia dhe Letonia.

Tv Klan