Europa tashmë do të flasë italisht. Roberto Mancini dhe të besuarit e tij ngrenë në qiell trofeun e shumë pritur. Tashmë gjithçka është e qartë, Italia e rekordeve të ndeshjeve pa humbje nuk erdhi rastësisht deri në finalen e magjishme të “Wembley”.

Për të ngritur trefuen e Euro 2020 dhe për ta çuar në Romë, italianëve nuk iu deshën as 90 dhe as 120 minuta, por dhe penalltitë. Gabuan në dy dhe shënuan tre, por anglezët u treguan më të pasaktë. Donnarumma është heroi i Italisë sot duke pritur dy penallti.

Ndërkohë anglezët edhe pse shënuan të parët që në minutëmn e dytë, nuk arritën që të mbanin rezultatin. Italianët me Bonuccin shënuan në pjesën e dytë dhe më pas dominuan lojën, por sërish gjithçka nuk u zgjidh dot me lojë, por në fund me penallti.

Anglia për të dërguar trofeun në shtëpi do i duhet dhe të paktën një vit për Botërorin e Katar 2022 ose dhe 3 vite të tjera për Europianin që do të luhet në Gjermani në 2024.

Trofeu as këtë herë nuk shkoi në shtëpi, aty ku u shpik futbolli, por do të udhëtojë drejt Romës.

Gjuajtja e penalltive, 3 me 2 për Italinë

Italia: Shënon Berardi, e humbet Belotti, shënon Bonucci, shënon Bernardeschi, e humbet Jorginho.

Anglia: Shënon Kane,shënon Maguire, e humbet Rashford, e humbet Sancho, e humbet Saka.

Momentet më të rëndësishme të ndeshjes

2′ – Luke Shaw shënon golin e parë të ndeshjes.

8′ – Insigne befason Anglinë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.

22′ – Mesfushori i Italisë, Jorginho, shfrihet në fushë. Probleme fizike për të.

24′ – Jorgihno kthehet sërish në fushë, duke se nuk ka dëmtim serioz.

34′ – Italia provon të zgjohet, Chiesa tenton golin por gjuajtja e tij shkon jashtë.

45′ – Italia provon sërish, këtë herë Verrati tenton të befasojë anglezët.

45+4′ – Përfundon pjesa e parë.

46′ – Nis pjesa e dytë, dy trajnerët, Gareth Southgate dhe Roberto Mancini nuk bëjnë asnjë ndryshim.

48′ – Sterling rrëzohet në zonën e Italisë, për gjyqtarin nuk ka asgjë, loja vazhdon.

50′ – Insigne rrëzohet jashtë zonës dhe fiton faull, gjuan ai por goditja shkon shumë pranë portës.

55′ – Mancini bën lëvizjet e para, del nga loja Immobile dhe në fushë futet Berardi. Po ashtu dhe Barella lë lojën dhe në vendin e tij është Cristante.

56′ – Pranë golit Italia, Insigne tenton sërish por gjuajtja e tij ndalet nga Pickford.

60 – Kërcënon sërish Italia, Cheisa shumë pranë golit.

63′– Goditja këndi për Anglinë, kërcënohet porta e Donnarumma.

67′ – Italia barazon gjithçka, Bonucci shënon pas një goditje nga këndi.

70′– Southgate bën lëvizjen e parë, lë fushën e lojës Trippier dhe në vendin e tij futet Saka.

74′– Rice mbyll ndeshjen e tij, në fushë Henderson.

80′– Chiesa super aksion individual, por e mbyll me dëmtim.

85′– Chiesa nuk mund të vazhdojë më, lë lojën mes lotëve. Në fushë Bernardeschi.

87′ Ndalet loja, një tifoz futet në fushën e blertë.

90‘- Përfundon koha e rregull, arbitri akordon 6 minuta shtesë.

90+7– Përfundon gjithçka, nuk ka fitues në “Wembley”.

91′– Nis shtesa e parë, Mancini bën lëvizjen e radhës. Lë fushën Insigne, vendin e tij e zë Belotti.

96′ – Mancini sërish lëvizje nga stoli. Largohet Verrati, në fushë Locatelli.

99′– Southgate kryen zëvendësimin e dytë. Lë fushën e lojës Mount dhe vendin e tij e merr Grealish.

105+2′– Mbyllet pa fitues shtesa e parë.

106′ Nis sërish loja, edhe 15 minuta lojë për të mësuar kampionin e ri të Europës.

115′– Italia i afrohet portës së Pickford, kërkohet një penallti por gjyqtari thotë ‘JO’.

120’ Anglia kryen dhe dy zëvendësime, largohen Henderson dhe Walker, në fushë Rashford dhe Sancho.

120+3′– Nuk ka sërish fitues, kampionia e re e Europës do të dalë nga gjuajtjet e penalltive.

Formacionet zyrtare, kush janë 11 të besuarit e Mancinit dhe Southgate

Roberto Mancini dhe Gareth Southgate nuk kanë më dilema. Dy teknikët kanë vendosur se kush do të jenë 11 lojtarët që do të jenë në fushë që nga minuta e parë.

Për Italinë në portë do të jetë i përhershmi Donnarumma, ndërkohë para tij në mbrojtje do të jenë Bonucci, Chiellini, Emerson dhe Di Lorenzo.

Në mesfushë, Barela, Jorginho dhe Verrati. Ndërsa më të avancuar do të jenë Chiesa, Immobile dhe Insigne.

Përballë në portën e anglezëve do të kenë Pickford. Para tij do të rreshtohen Maguire, Stones, Walker në mbrojtje.

Më tej në mesin e fushës do të jenë Trippier, Shaw, Rice dhe Phillips. Ndërsa në sulm do të jetë treshja Sterling, Mount dhe kapiteni Kane.

Drejtësia e finales së Euro 2020 i besohet një holandezi

Arbitër kryesor i finales së Euro 2020 do të jetë  një holandez. I njohur për pasurinë marramendëse që zotëron, Bjorn Kuipers, do të jetë ai që do të vendos drejtësi mes Italisë dhe Anglisë.

Kuipers do të ndihmohet nga asistentët e tij Van Roekel, Zeinstra, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë  Del Cerro Grande nga Spanja.

Në VAR, ku do të vendosen për rastet e dyshimta do të jetë Dankert nga Gjermania dhe do të ndihmohet nga Van Boekel, Gittelmann dhe Fritz.

Ceremonia e mbylljes së Euro 2020

Pak minuta pas nisjes së ndeshjes është mbajtur dhe ceremonia e mbylljes së Euro2020. Në Wembleyn e tejmbushur gjithçka ka qenë magjike, pasi ceremonia ishte e menduar në detaje.

Me një koreografi speciale që ishte përgatitur nga organizatorët, tifozët shijuan momentet e fundit para nisjes së ndeshjes.

Në mes të fushës qëndronte trofeu, por ishte menduar dhe për historinë e këtij kompeticioni ku u treguan skuadrat që kanë ngritur në qiell trofeun në vitet e shkuara.

Pas ceremonisë magjike, tashmë i është lënë vendi lojtarëve që të dhurojnë spektakël për tifozët e pranishëm dhe të gjithë sportdashësit në mbarë botën.

/tvklan.al