Vendimi në fillim vlente vetëm për njerëzit jashtë bllokut, masa të reja miratoi edhe Gjermania mes rritjes së infektimeve

Qeveria italiane do të vendosë një karantinë të detyrueshme pesë-ditore për udhëtarët e BE midis një vale të tretë infeksionesh në një numër vendesh.

Më parë, vetëm udhëtimet nga jashtë bllokut ishin të ndaluara. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza do të nënshkruajë një urdhëresë të re që përcakton kufizime të reja për të kufizuar infeksionet e koronavirusit.

Urdhëresa parashikon që udhëtarëve t’u kërkohet të bëjnë një test të koronavirusit para se të largohen nga vendi dhe një test tjetër pas përfundimit të karantinës.

Po ashtu masa ka ndërmarrë edhe Gjermania e cila ka njoftuar se do të forcojë kontrollet në kufijtë tokësor për 14 ditët e ardhshme. Udhëtarët duhet të sigurojnë një test negativ të koronavirusit.

Kufizimet e Gjermanisë ndaj udhëtarëve u njoftuan pasi kreu i institutit të shëndetit publik të vendit paralajmëroi se numri i rasteve ditore mund të rritet në 100,000 nëse vala e tretë vazhdon.

Masat kufizuese në Gjermani për udhëtimet u ndërmorën fundjavën e kaluar teksa udhëtarëve nga Franca u është dashur të paraqesin një test negativ dhe të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë, pasi autoritetet gjermane caktuan të gjithë vendin si një zonë me rrezik të lartë.

Klan News