Italia kualifikohet në Euro 2020

Italia kualifikohet në Euro 2020

17:00 13/10/2019

Mancini: Nuk jemi larg ekipeve më të mirë të Europës

Italia siguroi vendin në finalet e Euro 2020. Fitorja me rezultatin 2 – 0 ndaj Greqisë të shtunën në Romë vulosi këtë objektiv, pasi u arrit suksesi i shtatë në po aq takime të luajtura.

Golat e shënuar nga Jorginho e Bernardeschi i dhanë fitoren Italisë. Sipas trajnerit Roberto Mancini, skuadra e tij i afrohet në cilësi përfaqësueseve më të mira në Europë.

“Jemi kualifikuar kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje, duke parë nga u nisëm duhet të jemi të lumtur. Unë mendoj që duhet të punojmë që të përmirësohemi, por nuk jemi shumë larg ekipeve më të mirë të Europës”.

Frenoi Spanja që duhet të presë për vendin e saj në Euro 2020. Barazimi 1 – 1 në fushën e Norvegjisë penalizoi përfaqësuesen spanjolle. Danimarka mundi me rezultatin 1 – 0  Zvicrën duke e bërë më interesante situatën në grup.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi